Të qënit në një lidhje të bën të shtosh në peshë, kështu tregojnë studimet e fundit!
Nëse jeni single, nuk është më një lajm i keq. Pasi studimet më të fundit, konfirmojnë se të qënit në një lidhje të bën të shtosh në peshë.
Studimi është kryer në Universitetin e Queensland në Australi, ku studiuesit analizuan dhjetë vjet të dhëna nga më shumë se 15,000 njerëz dhe zbuluan se çiftet në marrëdhënie të lumtura peshonin mesatarisht 5.8 kg më shumë se personat single dhe kishin një shtim mesatar të peshës me 1.8 kg në vit.
Kjo ndodh për shkak se ju tashmë e keni gjetur personin e zemrës dhe humbni motivimin për t’u stërvitur.
Studimi gjithashtu zbuloi se, krahasuar me personat single, njerëzit në marrëdhënie kanë tendencë që të kenë zakone më të shëndetshme në përgjithësi dhe të pinë më pak duhan, të hanë më pak fast food dhe të konsumojnë më shumë fruta dhe perime. Por pavarësisht, shumica e çifteve shtojnë peshë gjatë rrjedhës së marrëdhënies dhe kanë më shumë gjasa që të jenë mbipeshë.
Por mos u shqetësoni, kilet që shtoni janë kile të lumtura.