Të rinjtë që flejnë vonë, kanë tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga astma
T’i bindni fëmijët tuaj të flejnë në një orë të arsyeshme mund të jetë veprim mjaft i zgjuar i cili do i kursejë problemet shëndetësore. Shkencëtarët kanë zbuluar se fjetja gjumë herët, mund të zvogëlojë rrezikun e të rinjëve të preken nga astma.
Të rinjtë që shkonin në shtrat vonë dhe që ngriheshin në mëngjes vonë, kishin 3 herë më shumë të ngjarë të vuanin nga astma, sipas një studimi.
Njerëzit me astmë i kanë rrugët e frymëmarrjes të ndjeshme dhe sistemi i tyre imunitar reagon keq nga pluhuri, ndotja dhe ushtrimet. Rrugët e tyre aspiratore bymehen dhe ngushtohet duke vështirësuar frymëmarrjen.
Kjo mund të jetë më e theksuar tek adoleshentët që flenë vonë dhe që qëndrojnë para telefonave të tyre. Kjo mund ta përkeqësojë shëndetin e tyre pasi drita e pajisjeve ndryshon më tej aftësinë e trupit të tyre për të dalluar natën nga dita.
Sipas një studimi me 1.700 adoleshentë, u zbulua se ata që rrinin natën zgjuar, kishin tre herë më shumë të ngjarë të vuanin nga simptoma alergjike të ngjashme me astmën, siç janë teshtima dhe hundët e bllokuara.
Dr Subhabrata Moitra, autore e lartë e këtj studimit nga Universiteti i Albertës në Kanada i ka bërë thirrje prindërve që të dërgojnë në shtrat fëmijët e tyre rreth orës 21:30-22:30 dhe t’ja largojnë pajisjet elektronike nga duart dy orë para se të flejnë gjumë.