Tekniku i telefonave përballet me kërkesën e çuditshme

Përditshmëria të detyron të përballesh me situata nga më të çuditshmet.

Një ngjarje e rrallë ishte edhe kjo për këtë teknik telefonash, i cili  mori pagesë ekstra vetëm për të mos e rregulluar aparatin celular. 28-vjeçari, Oli Pickles pohon se një zotëri dërgoi në dyqanin e tij një aparat celular me ekran të thyer.

Celulari i takonte gruas së tij dhe bashkë me të i dha teknikut 40 paund, si dhe një shënim brenda aparatit. Më letër shkruhej që të mos merrej fare për ta rregulluar, por të telefononte gruan e tij dhe t’i zbulonte se nuk mund ta rregullonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vëlla, mbaji paratë dhe telefonin. Thjesht telefonini gruan time  dhe thuaji asaj se nuk mund ta rregullosh atë,” shkruhej në letër.

Swiss Digital Mobile Reklama

E në fakt, Pickles e përmbushi kërkesën e burrit, me gruan e këtij të fundit që e falenderoi, duke i dhënë leje që ta hedh në koshin e plehrave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?