Telefonatat apo emailet? Ja cilat janë më romantike

Një studim i ri i kryer së fundmi ka bërë një krahasim midis dërgimit të emaileve dhe telefonatave për të parë se kush cilësohej si më romantik nga femrat.

Pas përfundimit të anketimit rezultoi se femrat vlerësonin si më romantikë emailet.

Sipas tyre emailet përmbanin më shumë emocione pozitive dhe romanticitet brenda.

“Teksa dërgon një email mendohesh më shumë dhe përpiqesh të përfshish sa më shumë romanticizëm brenda, gjë që nuk ndodh me telefonatat sado që të përpiqemi”, thotë Ellie Zolfaraghigard.

Madje edhe për njerëzit që sapo janë njohur një email i dërguar apo një mesazh në Facebook e rrit më shumë mundësinë për të lënë një takim romantik se sa një telefonatë.

Për studim u  morën 72 adoleshentë dhe rezultati tregoi se për të dërguar një email duheshin mendime më të thella dhe një gjuhë më e pasur se sa të bëje një telefonatë apo të dërgoje një mesazh zanor.

SHKARKO APP