Tentoi seks si te “50 hijet e Greit”, gruaja e bën burrin për spital
Tentativa për të riprodhuar skenat e filmit “50 hijet e Greit” nuk ka shkuar siç ishte parashikuar për një çift britanik.
Burri ka përfunduar në spital e më pas çështja ka shkuar në gjykatë.
Blakemore, një mjeke 41-vjeçare dhe James Austin, multimilioneri 57-vjeçar, janë njohur online, janë fejuar menjëherë dhe kanë lindur dy binjakë, shkruan “The Sun”.
Elvira Blakemore e ka qëlluar aq fort të dashurin e saj gjatë momentit që po kryenin marrëdhënie seksuale, sa e ka detyruar që të thërrasë ambulancën.
Megjithatë, në sallën e gjyqit, juria i dha të drejtë gruas, e cila është shprehur se kishte menduar se burrit po i pëlqente, “pasi dha sinjale të tilla”.