Tërbohet keq rinoceronti, merr përpara me brirë makinën e kujdestares së kopshtit zoologjik

Ky është momenti i tmerrshëm kur një rinoceront i zemëruar ka sulmuar një kujdestare kafshësh, e cila ndodhej në brenda automjetit të saj në një kopsht zoologjik.

Incidenti i rëndë ndodhi në Parkun Serengeti në Hodenhagen të Gjermanisë Veriore.

Siç shihet dhe në vide, rinoceronti 30-vjeçar i quajtur Kusini merr përpara makinën me brirë duke bërë që mjeti të rrokulliset disa herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anëtarja e stafit të parkut  mbeti e bllokuar brenda makinës gjatë gjithë incidentit, i cili u filmua nga një vizitor në park.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndonëse mjeti i saj u rrokullis disa herë, kujdestarja e kafshëve nuk pësoi dëmtime serioze, përveç disa mavijosjeve.

Automjeti pësoi dëmtime të shumta, ku xhamat u thyen plotësisht dhe pjesa e sipërme dhe bagazhi pësuan dëme të pariparueshme.

Menaxheri i Parkut, Fabrizio Sepe tha se ishte e paqartë se çfarë e shkaktoi tërbërimin e kafshës.

Ai shtoi se kafsha kishte jetuar vetëm në park për 18 muaj dhe akoma s’ishte përshtatur me rrethanat e tij.

Sepe gjithashtu sqaroi se Kusini lejohej të ecte përgjatë parkut çdo mëngjes dhe mbrëmje, pasi vizitorët largoheshin, dhe se ai nuk ka paraqitur ndonjë rrezik për publikun.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?