Terroristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave
Në çdo kohë bota ka njohur terroristë të ndryshëm, që kanë sulmuar shtete, udhëhequr sulme të mëdha apo kanë sjellë shkatërrime galopante. Portali online War History, i njohur për shkrimet e tij historike ka paraqitur një renditje me një listë të terroristëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Më poshtë, ju sjellim emrat dhë kohërat respektive.
Ernest 'Che' Guevara
Argjentinasi Ernest 'Che' Guevara është një nga simbolet më të njohura të të komunizmit. Ai ishte një armik i Amerikës dhe u përpoq që të krijonte luftë kundër tyre, konkretisht në Amerikën Latine. Ushtria amerikane ka punuar me trupat bolivianq për ta sulmuar atë dhe më në fund e vrau në vitin 1967.
Francisco Pancho Villa
Ndërsa Lufta e Parë Botërore ishte ende e ndezur në Evropë, gjenerali amerikan Xhon Pershing ishte i vendosur për të kapur Villan. Villa kishte vrarë pothuajse 20 amerikanë në një bastisje në Columbus, Neë Mexico. Ushtria amerikane ka ndjekur gjurmët e tij për 300 milje më shumë se një vit në periudhën kohore1916-1917.
Geronimo
Në fund të 1800 Geronimo ishte një nga frikërat më të mëdha të amerikanëve. Megjithatë, ai u arratis shumë herë duke shkaktuar kërdi në fermat e afërta ku strehohej dhe qytete të ndryshme amerikane. Ushtria amerikane vendosi në dispozicion 5000 trupa për ta gjetur atë për afro tre muaj, por kurrë nuk e gjeti. Geronimo në fund u dorëzua vetë, pasi donte të shihte sërish familjen e tij.
Admirali japonez Isoroku Yamamoto
Ai fshihet pas sulmit në Pearl Harbour në Amerikë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Yamamoto është në listën e më të kërkuarve të ushtrisë amerikane. Në vitin 1943 ata zbuluan se Yamamoto do të inspektonte trupat japoneze në Ishujt Solomon dhe SHBA nisi 18 aeroplanë të pajisur me artileri të rëndë. Ata qëlluan poshtë avionit të tij dhe trupi i admiralit u gjet më vonë nga ana e ushtrisë japoneze.
Manuel Antonio Noriega
Gjenerali Noriega nga Panamaja ka qenë një nga terroristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Diktatori ishte i detyruar të jetonte në arrati dhe ai u gjet më në fund teksa shkoi në Ambasadën e Vatikanit në Panama, në kërkim të një strehe të sigurtë. Megjithatë, Papa tha se Vatikani nuk do ti jepte atij azil. Ai më në fund u dorëzua në janar të 1970.
Mohamed Farrah Aideed
Aideed ishte në fokus të një misioni ushtarak amerikan për ta gjetur. Por, pas disa përpjekjeve dhe shumë viktimave nga të dyja palët me anë të një rezolute armëpushimi me vendim të OKB-së, Aideed u largua nga pushteti.
Osama Bin Laden
Një nga terroristët më të mëdhenj të epokës së tanishme ishte Bin Laden. Ai i kishte shpëtuar ushtrisë amerikane që prej 11 shtatorit, 2001. Ata e gjurmuar atë nëpër Afganistan dhe ka pasur disa përpjekje të dështuara në malet Tora Bora për të kapur. Bin Laden u gjurmuar më në fund në një kompleks në Pakistan, ku dhe u vra nga US Navy , raporton Insider Biznes.
Sadam Husein
Një nga terroristët më të mëdhenj të kohërave të fundit ishte Sadam Husein. Ai është kërkuar për një kohë të gjatë nga trupat amerikane dhe aleate. Husein ishte vendosur përfundimisht në një zonë pranë Tikritit së bashku me miliona dollarë, një armë dhe çokollatë.
Përktheu: S.L