TikTok është aplikacioni “fenomen” i momentit! Tejkalon Instagram dhe Facebook për numër shkarkimesh

Sipas të dhënave nga faqja e analitikës, Sensor Tower, TikTok ka arritur 1.5 miliardë shkarkime totale në App Store dhe Google Play. Aplikacioni arriti 1 miliardë shkarkime në shkurt të këtij viti, dhe ka shënuar shumë shkarkime deri tani në këtë vit – 614 milion – që është 6% më shumë se vitin e kaluar.

Pjesa më e madhe e rritjes së TikTok është nxitur nga një shpërthim i përdoruesve në Indi, të cilët përbëjnë 31% të shkarkimeve të aplikacionit. Tregu i dytë më i madh është Kina e cila përbën 11.5% të shkarkimeve, pastaj SH.B.A. me 8.2%.

TikTok është duke u bërë një kërcënim në rritje për Facebook, veçanërisht duke pasur parasysh popullaritetin e tij me Gjeneratën Z e të rinjve. Tower raporton se TikTok ishte aplikacioni i tretë më i shkarkuar pas WhatsApp dhe Messenger, por është përpara në renditje me Facebook dhe Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në thelb, TikTok është aplikacioni i vetëm nga pesë të parët që nuk është në pronësi të Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konkurrenti kryesor i TikTok nga lista e aplikacioneve në Facebook është Instagram, të cilin TikTok e tejkaloi me afro 238 milion shkarkime deri më tani këtë vit.

Është e rëndësishme të nënvizohet që numri i shkarkimeve nuk do të thotë që TikTok është më i madh se Instagram, megjithëse është ndoshta afër. Instagram kishte një miliard përdorues aktivë mujorë në 2018, duke sugjeruar se numri tani është më i lartë. TikTok goditi të njëjtin moment historik në qershor 2019. Kështu që Instagram është me siguri përpara, por me një diferencë shumë të ngushtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?