Tmerrohet nga gruaja pa grim, i kërkon dëmshpërblim 15 mijë euro

Një i ri algjerian paditi gruan e tij ditën ditën e parë pas martesës, për mashtrim, shkaktim traume dhe vuajtjeje psikologjike.

Padia e tij u ngrit pasi pa për herë të parë gruan e tij të re pa grim në fytyrë. I riu thotë se mbeti i tronditur kur pa fytyrën e saj pa grim, mëngjesin pas natës së parë me bashkëshorten e tij

Ai thotë se e ngatërroi fillimisht me një hajdute, pasi imazhi me të cilin kishte fjetur në të njëjtin shtrat ishte krejt ndryshe.

“Dukej e bukur dhe shumë tërheqëse para martesës, por kur u ngrita në mëngjes dhe pasi pashë që ajo kishte larë fytyrën e saj, u frikësova dhe fillimisht kujtova se mos ishte një hajdute”, thotë ai.

Lajmi i padisë është publikuar nga mediat algjeriane. I riu kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim nga bashkëshortja e tij.

SHKARKO APP