Turistja ngre në këmbë një treg të tërë për të shpëtuar një pulë, kafshon edhe shitësin

Një turiste britanike në Marok ka ‘ngritur’ vendin në këmbë për të shpëtuar një pulë që ishte nxjerrë në shitje.

Incidenti është filmuar në Tangiers, veri-perëndim të Marokut muajin e shkruar dhe tregon një grua të rrethuar nga disa njerëz që mundohen ta qetësojnë.

Gruaja në videon e shpërndarë në rrjet dëgjohet teksa thërret me të madhe që ta lirojnë shpendin nga kafazi.

Pasi e pa që nuk po e dëgjonte asnjë, tursitja britanike ngjitet sipër kontenierëve prej plastike dhe përpiqet që të hapë njërin prej kafazëve duke i bërtitur shitësit.

Por, në momentin që ai u përpoq që ta largonte nga kafazi, anglezja i kafshoi dorën.

Duke bërtitur me të madhe ajo dëgjohet t’u thotë shitësve në treg:

Jeni gjë të paedukuar? Nuk mund të lexoni? Nuk trajtohen kafshët kështu!”

Ndërkohë që thërriste e revoltuar, turistja vë re edhe kamerën që po e filmonte dhe i nxjerr gishtin e mesit. Nuk dihet se çfarë ndodhi me pulën në vazhdim.

 

SHKARKO APP