Turqit i drejtohen YouTube – Çdo titull që përfshin “Lira” ka rritje gjigante të shikimeve

Turqit po i drejtohen YouTube për përgjigje mbi lirën dhe ekonominë, përgjigje që nuk mund t’i marrin nga mediat tradicionale.   Ekonomistë dhe gazetarë të biznesit po marrin vëmendjen e turqëve, që janë të shqetësuar nga rënia e valutës vitin e kaluar.   Video amatore që kanë lirën turke në titull po tërheqin më shumë se gjysmë milionë shikime secila, që është ekuivalente me 25% të qarkullimit ditor të të gjithë gazetave turke.

Sipas Mert Yilmaz, drejtorit të një firme brokerimi në Stamboll, që ka 90 mijë nënshkrues në kanalin e tij në Youtube,  portalet në rrjet japin më shumë liri.   Video e tij më popullore, që përkthehet “Paralajmërimi im i fundit për ata që bëjnë biznes me dollarë”, ka marrë 580 mijë klikime.   Ai thotë se nëse emri i valutës ndodhet në titull, shikimet marrin rritje të jashtëzakonshme.

Ajo që një turk mendon për lirën, është shumë e rëndësishme ndaj stabilitetit financiar të Turqisë. Ndërkohë që investitorët e huaj janë të shqetësuar,  perspektiva e valutës varet nga vendi se ku kompanitë dhe familjet turke ruajnë 2.2 trilionë lira në kursime. Blerësit lokalë shtuan zotërimet në dollarë dhe euro në nivel rekord, për t’u mbrojtur kundër inflacionit të lartë dhe pasigurive përpara zgjedhjeve.

SHKARKO APP