U divorcuan 40 vite më parë, çifti rimartohet përsëri
Një çift është divorcuar katër vite më parë, por mesa duket dashuria e tyre për njëri-tjetrin nuk u shua kurrë. Charlie dhe Audrey Hailes, 88 dhe 83 vjeç, u rimartuan javën e kaluar pas katër dekadash ndarje. Çifti u martua në The Manor Gatehouse në Dartford të mërkurën (10 tetor), duke ndarë ditën e veçantë me gjashtë fëmijët e tyre. Sigurisht që nuk ishte një udhëtim i lehtë për të arritur në atë pikë. Ata u takuan për herë të parë në një sallë vallëzimi në Peckham në vitin 1955, para se të martoheshin dhe të nisnin një familje. Por u divorcuan në vitin 1978. Fëmijët e vegjël u ndane mes prindërve, ndërsa më të rritur nisën të krijonin familjet e tyre. Djali i tyre i madh Ian, 47-vjeç, tha se ishte një ‘gabim’ i babait të tij që i dha fund martesës, pasi e ëma nuk ia fali. Asnjëri prej të dyve nuk ishte i lumtur pas ndarjes dhe ishte diçka që fëmijët e tyre e vunë re. Ndaj pas vdekjes së bashkëshortit të dytë të Audrey, fëmijët ndërhynë për ti ribashkuar. “Ne i thamë babai që nuk ishte i lumtur dhe pse të mos jetonte me nënën”, rrëfeu Ian. Dhe çifti ra dakord për t’u rimartuar. “Ishte një ditë e mrekullueshme”, shtoi 47-vjeçari.