U fut për të notuar, peshkaqeni i bardhë shqyen gruan
Një grua është vrarë nga peshkaqeni i bardhë, në shtetin e Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo vrasje përbën rastin e parë kur një person ka gjetur vdèkjen nga sulmi i peshkaqenit në këtë shtet.
Gruaja ishte duke notuar afër ishullit Bailey, afër qyteti të Portland, të hënën, kur u sulmua. Emri i saj, raporton BBC, është Julie Holowach, 63 vjeçare, një ekzekutive mode nga New Yorku.
Është vetëm sulmi i dytë i regjistruar në histori të Maine, pasi peshkaqenët janë shumë të rrallë në këto ujëra. Holowach ishte duke notuar vetëm 18 metra nga bregu bashkë me vajzën e saj, kur u sulmua. Lèndime ka pësuar edhe vajza e víktimës.
Një person që kishte parë ngjarjen ka treguar se gjithçka ishte e zakonshme dhe mund të dëgjoje dy gratë duke qeshur, kur papritmas kanë filluar britmat.
“Krejt pa pritur e kam dëgjuar duke bërtitur dhe më pas është fundosur nën ujë. Dukej sikur u tërheq poshtë”, thotë dëshmitari.
Ai tregoi se vajza kur e pa nënë tek fundosej, filloj të notonte në drejtim të saj.