U rrëmbye nga spitali, pas 55 vitesh ndodh mrekullia

Një bebe që u rrëmbye nga një spital i Chicago-s në vitin 1964, u gjet në zonat rurale të Michigan, 55 vjet më vonë. Paul, djali 1 ditësh i Dora dhe Chester Fronczak u rrëmbye nga spitali Michael Reese më 26 prill të ’64-s. Ai u rrëmbye nga një grua e veshur si infermiere, e cila ia mori të ëmës nga dora duke i thënë se do ia çonte doktorit, por nuk u kthye më kurrë. Për dy vitet që pasuan, FBI dhe forcat lokale policore u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar për ta gjetur, por pa sukses. Çështja u mbyll në vitin 1966, pasi autoritetet u njoftuan për një djalë 2 vjeç të braktisur në një qendër tregtare në New Jersey, që i ngjate fëmijës në kërkim.

Familja Fronczak u bashkua me djalin të cilin besonin se ishte i tyre, ndonëse identiteti i tij nuk që i mundur të konfirmohej sepse ishte koha kur testi i ADN-së nuk ishte shpikur ende. I rritur duke besuar se ishte djali i tyre, Paul Fronczak ishte 10 vjeç kur mësoi se ishte rrëmbyer kur ishte fëmijë. Gati 4 dekada më vonë, në 2012-n, ai bëri testin e ADN-së, që provoi se nuk kishte lidhje me Chester dhe Dora, duke bërë kështu që të rindizej misteri për fatin e djalit biologjik të çiftit.

Gazetarët investigativë të WNG u vunë në kërkim të Raul Fonczak të vërtetë. Të mërkurën, portali zbuloi se kishin arritur ta gjenin në një qytezë të vogël në Michigan, ku ai jetonte me një emër tjetër. Emri i tij, i cili nuk u bë publik nga WGN duke qenë se është viktimë i një krimi, tha se ishte në dijeni të provave që tregonin se ai ishte i njëjti fëmijë i rrëmbyer nga spitali i Chicagos. Ai tha se kishte mësuar për identitetin e tij të vërtetë disa muaj më parë, kur ishte kontaktuar nga FBI dhe se e kishte ende të vështirë që ta besonte.

SHKARKO APP