Ulet rreziku i përplasjes me asteroidin e rrezikshëm

Për fat të mirë, përplasja me asteroidin 2006 QV89, i cili kishte një probabilitet 1/7 000 për të goditur Tokën më 9 shtator 2019, nuk do të ndodhë, sipas llogaritjeve të bëra nga Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) dhe Observatori Jugor Europian (ESO).

Studiuesit, në sajë të vëzhgimeve të bëra me teleskopin shumë të madh të ESO-s, gjithashtu kanë vlerësuar se gjasat e një ndikimi në të ardhmen janë jashtëzakonisht të pakta.

Normalisht, kur zbulohet një asteroid që ka edhe shansin më të vogël të përplasjes me Tokën, ai menjëherë kalon në vëzhgim të mëtejshëm për të konfirmuar ose përjashtuar rrezikun.

Megjithatë, në rastin e asteroidit 2006 QV89 ishte e nevojshme të bëhej një përjashtim: objekti, në fakt, ishte parë për herë të parë në gusht të vitit 2006, por kishte humbur gjurmët vetëm 10 ditë më pas, gjë që pengoi vlerësimet e mëtejshme.

SHKARKO APP