“Unë mendoj se shtëpia ime e bukur frikëson djemtë që takoj”
Një vajzë që ia ka dalë të blejë një shtëpi me mund në moshën 24-vjecare nuk po arrin të rrëmbejë zemrën e një mashkulli. Ajo dyshon se shtëpia e saj, e dekoruar në mënyrë shumë të bukur i tremb djemtë.
Por ekspertja E.Jean i ka dhënë një arsye të fortë që të mos dyshojë tek aftësitë e saj dhe tek shtëpia që zotëron.
Letra: Unë mendoj se shtëpia ime e bukur dhe elegante frikëson djemtë që takoj. E bleva kur isha 24 vjece. Kisha kursyer gjatë, kisha një punë që më paguante mirë dhe një trashëgimi të vogël që më ndihmuan ta blija. Nuk është rezidencë. Kam fituar aftësi të forta dizajni nga nëna ime, dhe më ka dalë një shtëpi elegante dhe mikpritëse. Sidoqoftë, intuita më thotë se po i nxjerr jashtë djemtë. Ata thonë gjëra të tilla si: “A i jepni me qira mobiljet tuaja?”
Unë mendoja se burrat gëzoheshin nëse gjenin një grua me aftësi shtëpiake, karriera e të cilës është mjaft e mirë sa mund të blejë dhe të dekorojë një shtëpi. Por jo. Burrat që unë takoj janë rreth 30 vjec (unë tani jam 27 vjeç) dhe kurrë nuk më ftojnë në vendin e tyre pasi e shohin shtëpinë time. A duhet ti them që të mos më marrin më në shtëpi kur të dalim?
E.Jean: Mos ndalo së ftuari djemtë në shtëpinë tënde. Do ta them përse. Para shumë vitesh, unë jetoja me familjen time në një apartament në Nju Jork. Vendi nuk kishte as tualet, as kuzhinë dhe ishte i pisët. Ia dola të pastroja dicka dhe ta ktheja në një vend të bukur.
Një ditë, në premierën e një filmi takova aktorin Richard Harris. Pas disa bisedash, ai trokiti në derën time pasi më kishte ftuar për të dalë për darkë. Pasi kaloi shkallët e pista të pallatit dhe hapi derën time, ai u paralizua për disa minuta dhe më pas tha: “Kush është dekoruesi yt”?. Ai e dashuroi vendin. Kështu që mos u dëshpëro nga arritjet e tua pasi një mashkull do e vlerësojë.