Ura më e gjatë në botë në det hapet këtë javë

Një urë që lidh Hong Kongun dhe Macau me qytetin kinez Zhuhai do të hapet më në fund këtë javë.

Kjo shënon edhe përfundimin e urës më të gjatë të ndërtuar ndonjëherë për kalimin në det, 9 vite pasi filloi ndërtimi.

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të marrë pjesë në një ceremoni në Zhuhai të martën, së bashku me zyrtarë të lartë nga Hong Kongu dhe Macau. Ndrësa ura do hapet për trafikun publik të mërkurën.

Ura 55 kilometra (34 milje) fillimisht mendohej se do hapej në 2016, por vonesat e përsëritura e shtynë atë deri këtë vit.

Ky është një element kyç i planit të Kinës për një zonë të Gjirit të Madh që mbulon 56.500 kilometra katrorë në të gjithë Kinën jugore dhe përfshin 11 qytete, duke përfshirë Hong Kongun dhe Makaun, që janë shtëpia e një popullsie të kombinuar prej 68 milionë banorësh.

Përkrahësit e idesë thonë se ura do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis qyteteve nga tre orë në 30 minuta, që do t’u mundësojnë udhëtarëve dhe turistëve të lëvizin lehtësisht në rajon.

SHKARKO APP