Urdhër: Qentë duhet të ecin me këpucë
Policia zviceriane u ka kërkuar pronarëve të blejnë këpucë për qentë e tyre, në mënyrë që ti mbrojnë putrat në temperatura të larta.
Sipas transmetuesit publik SRF, policia në Zyrih ka nisur fushatën “Hot Dog campaign” dhe po edukon pronarët e qenve se si të mund të mbrojnë miqtë e tyre me katër këmbë gjatë motit të nxehtë, duke qenë se trotuaret e mbinxehura mund të jenë të dhimbshme për këmbët e tyre.
Një valë e të nxehtit ëshët përhapur në të gjithë botën. Kjo do të thotë se Zvicra ka pasur një nga verat më të nxehta që nga fillimi i regjistrimeve në 1864, me temperaturën që shko rreth 30 gradë celcius këtë korrik.
Disa pjesë të vendit po përjetojnë thatësira.
Sipas Zëdhënësit të Zyrës së Zyrihut Michael Walker, 30 gradë mund të ndjehen si 50-55 gradë në tokë dhe mund të shkaktojnë shqetësime të veçanta tek qentë.
“Kur një qen kalon në asfalt të nxehtë, ai mund t’i djegë këmbët, ashtu si një njeri që ecën zbathur,”-tha Walker për SRF.
Policia e qytetit të Cyrihut i këshillon pronarët që para se të marrin qentë e tyre në shëtitje të kontrollojnë nëse toka është shumë e nxehtë, duke matur temperaturën me dorën e tyre për pesë sekonda.
Policia gjithashtu këshillon pronarët e kafshëve të mos i lënë ata në makina të nxehta dhe të sigurojnë që kanë ujë të mjaftueshëm për të pirë.
Qindra përdorues të Facebook kanë vlerësuar fushatën, e cila përmban fotografi të disa prej qenve të policisë që mbajnë këpucë mbrojtëse.