Urimi prekës i gruas së dhunuar, për ditëlindjen e burrit

 

Florence Sabo Campbell, më 6 dhjetor në Facebook vendosi për t’ia uruar ditëlindjen e burrit të saj.

Ajo bashkë me urimin për ditëlindje ka postuar edhe një kolazh të fotografive kur ishte shtatzënë dhe ku shihet e gjakosur.

Përmes Facebook-ut ajo dëshironte që e gjithë bota ta kuptonte se nëpër çfarë ka kaluar prej kur është martuar. Ajo tha se paratë e kursyera do t’i përdorë për t’i dhënë fund martesës prej të cilës është dëmtuar aq shumë.

Mesazhin e “urimit” që kishte ajo për burrin e saj.

“Urime ditëlindjen burri im që do të jesh ish-burri, James Alphonso Campell njeriu më i dhunshëm dhe më i dobët që kam njohur në tërë jetën time. Shpresoj që kjo ditë do të jetë fillimi i kohës kur ti do të paguash për krimet e tua. Shpresoj se Zoti nuk do të lejojë që të kaloni pa u gjykuar dhe që ligësia juaj të servohet si një torte për ditëlindje gjatë tërë jetës tënde. Ashtu siç më ke torturuar ti mua ditë e natë kur isha në shtëpinë tënde, ligjet e këtij vendi të të kthejnë.  I kam mbijetuar mizorive të tua sepse Zoti ishte në anën time, por tani është koha që e gjithë bota ta di se në çfarë martese kam qenë dhe pse i kam kursyer parat e fituara që të filloj divorcin. Shihemi në gjyq, James A Campbell”, u shpreh Florence në Facebook.

SHKARKO APP