Vajza, bëni kujdes nga sallonet e bukurisë! Vendosin qerpikë fals me ngjitës thonjsh

Një studente 20-vjeçare ka mbetur e pikëlluar pasi një parukiere i vendosi qerpikë fals duke përdorur ngjitës thonjsh. Megan Rixson caktoi një takim të premten e kaluar tek një sallon bukurie në Luton të Bedfordshire. Gjatë vendosjes së qerpikëve, sytë filluan ti digjnin dhe kishte shumë lot, por stafi këmbënguli duke i thënë se është reagim normal që i ndodh të gjithë klientëve. Ajo ka zbuluar se humbi shikimin për dy orë pasi mbaroi trajtimin në parukieri. Kur u kthye më vonë për t’u ankuar, Megan vuri re se punëtorët e sallonit kishin përdorur ngjitës thonjsh në vend të ngjitësit të posaçëm për qerpikë. Ajo publikoi një video në Tëitter për të paralajmëruar femrat e tjera për rreziqet e kësaj procedure. “Vajza, tregohuni të kujdesshme kur shkoni për të vënë qerpikë. Unë vura të miat sot në një vend të ri dhe zbulova se kanë përdorur ngjitës thonjsh. Humba shikimin për dy orë, por fatmirësisht janë zhdukur të fryrat”, shkruajti ajo në një postim tjetër.

SHKARKO APP