Vajza rome, më e zgjuar se Ajnshtajni?!

 

Një vajzë e komunitetit rom, që nuk para shkonte në shkollë, tani me shumë gjasa do t'i bashkohet Universitetit të Oksfordit pasi një test inteligjence zbuloi se ajo është më e zgjuar se Albert Ajnshtajn dhe Stiven Hoking.

Nikol Barr, 13 vjeç, është ftuar për takim në këtë universitet, pasi u zbulua se ajo është në 1 përqindëshin më të zgjuar në planet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza britanike nuk para shkonte në shkollë në fillore, por kur iu bashkua akademisë ‘Burn Mill’ në Eseks, mësuesit pikasën talentin e saj dhe jeta e saj ndryshoi plotësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi bëri testin e inteligjencës të shoqërisë Mensa, ajo mori 162 pikë, dy pikë më shumë se dy gjenitë e botës.

Nicole jetonte në një rulo me familjen e saj, e cila është vendosur në Britani prej gjeneratash, por që lëviz rregullisht nëpër vend.

Nëna e saj thotë se inteligjenca e vajzës ka qenë gjithmonë e dukshme.

Para se të mbushte dy vjeç, ajo mund të zgjidhte probleme të thjeshta matematikore.

Tani në kohën e lirë ka nisur të mësojë gjuhën mandarine.

Babai i saj, Xhejms, një pastrues 36-vjeçar, që është ndarë nga e shoqja dhe jeton akoma në rulo, thotë se arritjet e saj janë një krenari për komunitetin cigan.

Ajo bëri testin e inteligjencës Mensa pasi babai i saj i dha disa kuitze për të zgjidhur.

I gjithë komuniteti është krenar për të. Ne themi ‘shih, ne mund të bëjmë gjëra të mira’.”

Një i rritur mesatar ka një koeficent inteligjence prej 100 pikësh.

Nëse koeficenti është mbi 140, cilësohesh gjeni.

Mensa ka 110 mijë anëtarë në mbarë botën.

Vetëm 8 përqind janë nën 16 vjeç dhe vetëm 35 përqind janë femra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?