Vajzat rrihen në mes të rrugës për një djalë, video bëhet virale në rrjet

Dy nxënëset e një shkolle të mesme janë përleshur me njëra-tjetrën pasi mbaruan mësimin.

Teksa ziheshin vajzat kanë përdorur fjalor të rëndë për shkak se njëra prej tyre i kishte marrë të dashurin.

Shokët dhe shoqet që ndodheshin aty pranë, në vend që t’i ndanin nxorën telefonat celularë dhe filmuan zënkën.

Video e vajzave që godasin dhe kapin njëra-tjetrën për flokësh ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ngjarja ka ndodhur në distriktin Haliliye të Provincës Shanliurfa, afër kufirit me Sirinë.

 

 

SHKARKO APP