Vaksina gjithmonë e më afër, ekspertët: 5-6 modele, të disponueshme së shpejti

Një vaksinë kundër koronavirusit do të jetë e disponueshme në 2020-tën dhe 2021-shin, sipas një këshilltari të lartë të qeverisë britanike për pandeminë.

Sir Jeremy Farrar, drejtor i kërkimeve shëndetësore në organizatën “Welcome trust” dhe për programin “Hard Talk” të BBC se shkenca kishte shënuar progres të madh dhe se me shumë gjasë, 5 ose 6 modele të vaksinës, nga SHBA, Europa, Kina dhe Rusia do të ishin së shpejti të disponueshme. Por pavarësisht toneve optimiste, eksperti bëri thirrje për kujdes, pasi gjenerata e parë e vaksinave nuk do të ofrojë zgjidhje për gjithçka.

Ndërkaq, një tjetër zhvillim pozitiv vjen nga Shtetet e Bashkuara ku kompania amerikane “Novavax”, njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër Covid-19, ka nxitur një përgjigje të fortë të imunitetit, duke prodhuar më shumë antitrupa, sesa ato janë të pranishëm në pacientët e shëruar.

Pas dozës së parë, të gjithë subjektet që morën vaksinën zhvilluan, antitrupa që bllokojnë virusin SARS-CoV-2. Pas një doze të dytë, të dhënë 28 ditë më vonë, të gjithë pjesëmarrësit kishin antitrupa neutralizues më të fuqishëm. Kompania tha se efektet anësore përgjithësisht ishin të lehta.

SHKARKO APP