Vdes veterani 100 vjeçar nga koronavirusi: Vëllai i tij binjak kishte vdekur nga gripi spanjoll 1 shekull më parë
Një veteran 100 vjeçar i Luftës së Dytë Botërore që vdiq nga Covid-10 kishte humbur vëllanë e tij në pandeminë e vitit 1918, tha nipi i tij.
Philip Kahn është veterani më i vjetër në Nassau County, New York, sipas familjes së tij dhe ka qenë i frikësuar që një pandemi tjetër do të ndodhte në jetën e tij, tha nipi Warren Zysman për CNN.
“Ishte diçka që ai e tha mjaft shpesh. Sa herë që kisha biseda me të ai do të më thoshte: ‘Unë ju thashë se historia përsëritet vetë, 100 vjet nuk është një periudhë e gjatë’.
Kahn dhe vëllai i tij, Samuel, kanë lindur më 5 dhjetor të vitit 1919. Vëllai i tij vdiq disa javë më vonë.
Pandemia e gripit të vitit 1918, e shkaktuar nga një virus i njohur më parë si “gripi spanjoll”, vlerësohet se la të vdekur më shumë se 50 milionë njerëz në gjithë globin dhe rreth 675,000 njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.