Vdiq duke menduar se ishte i pastrehë, nuk e kishte idenë që ishte milioner
Timoteu Gray vdiq në vitin 2013 për shkak të hipotermisë dhe nuk mundej të shfaqej në mesin e trashëgimtarëve ligjorë të një halle të largët, artistes së famshme, filantropes dhe trashëgimtares Huguette Clark.
Ajo ishte ndër më të pasurat në SHBA dhe trashëgimia e saj arriti në 300 milionë dollarë.
20 vitet e fundit të jetës së saj Huguette i kaloi në spital dhe vdiq në vitin 2011, pothuajse 105 vjeçe, duke ia lënë paratë, muzetë, fondacionet dhe pronat njerëzve të ndryshëm që i besonte.
Të gjithë pasardhësit e gruas vendosën të përdorin rrugët ligjore për të kërkuar një pjesë të trashëgimisë.
Edhe emri i Timoteu Grey shfaqet midis pasardhësve të ligjshëm, por ai nuk ishte plotësisht në dijeni të tij.
Avokatët për pasardhësit kishin provuar edhe të merrnin një kontakt me të, por askush në familje kishte dëgjuar prej tij që nga viti 1990, kur Timoteu, menjëherë pas vdekjes së nënës, ishte zhdukur dhe që vdiq në rrugë prej hipotermisë.
Timoteu vdiq në vitin 2013, në moshën 61-vjeçare.