Vejusha shet shtëpinë: Bashkë me pronën, duhet të martoheni me mua

Blini një shtëpi në Indonezi dhe bashkë me të ‘fitoni’ edhe pronaren, e cila është e gatshme të martohet me blerësin.

Njoftimi absurd për shitjen e shtëpisë, i cili është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, u shfaq në adresën e një agjencie imobiliare indoneziane.

Vejusha 45-­vjeçare, Wina Lie ka theksuar se propozimi është shumë serioz. Ajo ka shpjeguar se prej kohësh po kërkon një marrëdhënie serioze, por deri tani i ka shkuar çdo gjë ters.

“Nuk ka rregulla të veçanta, e as kërkesa të tepruara, duhet vetëm të jetë një njeri i përgjegjshëm. Objektivi im kryesor mbetet shitja e shtëpisë, por nëse do të gjeja një shok, do ta doja serioz dhe të pjekur, një baba të mirë dhe një njeri besimtar. Çdo mbrëmje lutem dhe kërkoj që shtëpia të shitet dhe se ai që do ta blejë, duhet të jetë një bashkëshort i mirë.”­ është shprehur vejusha. 

SHKARKO APP