Vetëm me këtë foto, ne zbulojmë çfarë halli keni
Subkoshienca jonë tregon atë që ne jemi vërtetë në një çast të caktuar. Sytë e tu mund ta shohin një imazh të plotë, por mendja i fokuson ato tek objekti që përputhet me gjendjen tënde në atë moment. Ta provojmë këtë që thamë me një test?! Hidhini një sy kësaj fotoje.
1. Panterat
Nëse fillimisht pe panterat, arsyeja kryesore e stresit tënd tani është marrëdhënia personale. Ti ndjen se po humbet lidhjen me personin që dashuron dhe ndonjëherë s’di më as se si po shkon lidhja juaj. Rikthe kujtimet dhe ndjesitë që kishe kur nisët marrëdhënien dhe fol me të. Vetëm komunikimi është çelësi i zgjidhjes së problemeve.
2. Luanët
Nëse sytë të shkuan tek luanët, sfida jote e momentit janë përgjegjsitë që mban prej një kohe të gjatë. Ti je mësuar të kujdesesh për të gjithë, aq sa ke harruar veten. Familja dhe miqtë mendojnë se je ekstremisht e fortë dhe se përballon gjithçka, por nuk është kështu. Kujto që s’ka asgjë të keqe të jesh paksa egoiste dhe ndoshta ka ardhur koha të përkëdhelësh veten.
3. Zebrat
Shqetësimi juaj kryesor është shëndeti. Mund të jetë shëndeti personal ose i ndonjë prej pjestarëve të familjes. Të shqetësohesh paksa është gjë e mirë sepse të inkurajon të bësh një jetë më të shëndetshme dhe shpesh kjo të shpëton nga problemet serioze.
4. Xhirafat
Nëse xhirafat janë kafsha e parë që pe, shqetësimi aktual është tek puna dhe paqëndrueshmëria financiare. Nëse mendon se puna aktuale po të shkakton pasiguri tek vetja, hiq dorë.
5. Zogun blu
Ti këto kohë, po ndihesh si e humbur dhe e vetmuar. Në ditët e sotme ne komunikojmë më shumë me mesazhe, e-maile apo duke dërguar foto. Kjo ka avantazhet e saj, por gjithashtu bën që shumë njerëz të izolohen brenda botës virtuale.