Vetitë dhe përfitimet e arrës moskat, ja se si mund të përdoret në kuzhinë
Vetitë dhe përfitimet që mund të merrni nga arra moskat janë të shumta. Ajo stimulon tretjen, heq disa çrregullime si të përzierat, marrje mëndsh dhe është e dobishme kundër diarresë. Sipas mjekësisë popullore, kjo erëz konsiderohet edhe si një afrodiziak i fuqishëm.
Vaji i nxjerrë nga arra moskat është efektiv kundër dhembjeve nevralgjike dhe reumatike. Por, nuk duhet abuzuar me sasinë që përdorni. Kjo arrë, në fakt, nëse konsumohet në doza të larta (për doza më të madha se 5 gramë) shkakton ndryshime të vetëdijes dhe halucinacione.
Kaloritë dhe vlerat ushqyese të arrës moskat janë:
100 gr arrë moskat përmban:
525 kcal
5.84 gr proteina
49.29 gr karbohidrate
28.49 gr sheqerna
36.31 gr yndyrna
16 mg natrium
20.8 gr fibra ushqyese
Përdorimi i arrës moskat në kuzhinë:
Shija e arrës moskat është e rafinuar, e ëmbël, ekzotike dhe pak pikante. Në kuzhinë gjen përdorim në disa ëmbëlsira, në disa lloje salcash, në supa, gatimet e pjekura dhe në purenë e patateve, duke e pasuruar atë me një aromë të veçantë.
Arra moskat është e përkryer për kokteje ekzotike ose për të aromatizuar pijet alkoolike, si verën e ngrohtë.
Ajo është shumë e përhapur në Lindjen e Mesme dhe pasuron shijen e mishit, vezëve dhe djathit.
Në Europë, përdoret gjerësisht në kuzhinën gjermane për perime të tilla si lakër, lulelakër dhe fasule. Në Itali, është shtuar në mbushjet me bazë mishi, djathi ose spinaqi për tortelini, ravioli e kaneloni.