Vezë dhe limon në shampo, receta që i thotë “Stop” rënies së flokëve!

Të të bien flokët është diçka normale që prek çdokënd në faza të caktuara të jetës. Regjimi ushqimor i varfër, përdorimi i produkteve të pakontrolluara për flokët, ekspozimi i tepërt në diell, lyerjet e shpeshta dhe abuzimi me piastrën apo tharësen janë disa prej shkaqeve kryesore që shkaktojnë rënien e flokëve.

Ndoshta nuk e keni çuar ndërmend më parë, por produkti që parandalon rënien e flokëve ka qenë gjithmonë në kuzhinën ose kopështin tuaj. Natyra na ofron pafundësi zgjedhjesh, por limoni është produkti ideal që arrin të parandalojë rënien dhe t’i forcojë ato.

Limoni është një nga agrumet më të pasura që nuk duhet të mungojë kurrë në shportën tuaj të konsumit, por mesa duket as në çantën e kozmetikës. Është një burim i rëndësishëm i vitaminës C, vitaminës B, acidit folik dhe mineraleve të tjera të rëndësishme.

Rivendos balancin natyral të pH-it të skalpit të kokës, eleminon qelizat e vdekura, ushqen folikulat, eleminon zbokthin dhe parandalon rënien.Ja si mund ta përdorni limonin për parandalimin e rënies së flokëve:

Shampo me vezë dhe limon

Për këtë trajtim ju duhet një vezë dhe një kokërr limoni. Rrihni vezën dhe më pas shtojini lëngun e shtrydhur të një limoni. Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe masazhoni kokën për disa çaste. Më pas mbështilleni me një qese dhe lëreni të veprojë për disa 30-40 minuta.

Ky trajtim është shumë efektiv pasi kombinon proteinat e vezës me ushyqesit e limonit. Rezultati: Më pak flokë të këputur dhe të fortë nga maja deri tek rrënjët.

SHKARKO APP