VIDEO/ 19-vjeçarja vendos në shitje virgjërinë për shifrën rekord

Dëshira për të shëtitur botën i ka shfrenuar fantazinë një 19-vjeçare.

E njohur si Ekaterina, ukrainasja me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur të nxjerr në shitje virgjërinë përmes një agjensie online.

Gjithçka ka ndodhur virtualisht, me 19-vjeçaren që kërkon të shesë virgjërinë për të provuar një jetë luksi dhe shëtitje rreth botës. Çmimi i virgjërisë së saj është caktuar në shifrën e 84 mijë paund.

Por jo vetëm kaq. Bukuroshja me flokë dhe sy kafe është vënë në kërkim të një burri që përmbush detyrimet e saj financiare, të cilat variojnë në një minimum prej 8,400 në muaj.

“Mund të flas anglisht, ukrainisht dhe pak rusisht. Arsyeja që unë dua të shes virgjërinë time është sepse unë dua të udhëtoj, të jetoj jetë luksi, të jetoj jetën time dhe të jem e lumtur. Në fund të ditës, ky është trupi im, kjo është zgjedhja ime dhe kjo është ajo që kam vendosur të bëj,” shprehet 19-vjeçarja në videon e postuar në faqen online.

SHKARKO APP