Video/ Një top gjigant xhelatinoz zbulohet në brigjet e Norvegjisë
Një zbulim sa unik aq edhe i rrallë ai i bërë nga disa kërkues në brigjet e Ørstafjorden, në Norvegji.
Zbulimi është bërë nga kapiteni Nils Baadnes dhe nga zhytësi Ronald Raasch me anijen e kërkimit REV Ocean që monitoron gjendjen e deteve.
Të dy janë zhytur 200 metra nga bregu rreth 16 metra në thellësi, për të kërkuar në këtë zonë reliken e një anije të mbytur të Luftës së Dytë Botërore, kur papritur kanë bërë këtë zbulim.
Përballë tyre një top gjigand transparent (i madh pothuajse sa një njeri), që kishte brenda një përmbajtje të lëngshme. Bëhej fjalë për dhjetëra vezë kallamareje. Videoja e regjistruar me një GoPro, është ndarë nga rrjetet sociale dhe është bërë virale.
Për shkencëtarët bëhet fjalë për një zbulim të rrallë. Zakonisht qeset e vezëve, të vendosura diku rrëshqasin në thellësinë deri në 150 metra, duke u bërë pothuajse të padukshme, prandaj një fenomen i tillë, i zbuluar në mes të tetorit, është shumë i rrallë.