Virale në rrjet, Nostradamus parashikoi Covid-19?

Sipas disa pretendimeve që janë përhapur me shpejtësi në internet, Nostradamus e parashikoi epideminë e koronavirusit që para 500 vjetësh. Covid-19 ka marrë deri tani 24 mijë jetë njerëzish, duke ushqyer lloj- lloj teorish konspiracioni për origjinën e saj.

Të infektuarit në mbarë globin janë gati gjysëm milioni, dhe virusi është shfaqur tashmë në çdo kontinent përveç Antarktidës. Ka njerëz që besojnë se fizikanti francez i shekullit të 16-të, i lëvduar nga adhuruesit e tij si një mendje e jashtëzakonshme profetike që ka parashikuar një sërë eventesh të rëndësishme botërore përgjatë historisë përfshirë zjarrin e madh të Londrës në 1666-tën apo vrasjen e John F Kennedy në vitin 1963, ka përmendur dhe koronavirusin.

Një përdorues i Twitter-it shkruante se kishte menduar që fjalët e përhapura se Nostradamusi ka bërë parashikimin e një lloj murtaje, ishin të rreme. “Por kur kontrollova, rezultuan të vërteta. Ai nënkupton koronavirusin dhe njerëzit po tmerrohen”, thuhej në postim. Joel Hazeldene, ish aktor i serialit të transmetuar nga BBC, Boom Town, thotë: ” Duhet t`i kushtojmë më shumë vëmendje mistikut të shekullit të 16-të, Nostradamus”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tjerë kembengulin se ai ka profetizuar karantinën masive. Pjesën më të madhe të parashikimeve të tij të supozuara, Nostradamus i shkroi në formën e vjershave me katër rreshta. Skeptikët thonë se shkrimet janë shumë të paqarta për t’u konsideruar profeci të mirëfillta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?