“Virozat e sezonit”, disa nga ushqimet që forcojnë sistemin imunitar

Me ardhjen e stinës së dimrit sistemi ynë imunitar dobësohet dhe për këtë arsye i duhet kushtuar vëmendje mënyrës se si ushqehemi.

Jo pak mënyra natyrale mund të na ndihmojnë për të lehtësuar simptomat nëse prekemi nga viruset.

Disa nga ushqimet që forcojnë sistemin imunitar:

Agrumet

Të pasura në vitaminë C, agrumet duhet të konsumohen në sasi të konsidereshme, që të luajnë një rol thelbësor në forcimin e sistemit imunitar. Veç frutave e perimeve që mund t’i shtoni në dietë gjithashtu mund të merrni dhe suplemete me vitaminë C dhe zink.

Karota

Karota e pasur me beta-carotene (zakonisht të gjitha ushqimet ngjyrë të kuqe në portokalli – janë nxitës  të shkëlqyer të sistemit imunitar). Beta-carotene , ky antioksidant i fuqishëm mund të luftojë  infeksionet duke ndihmuar në eliminimin e radikaleve të lira, kryesisht përgjegjëse për plakjen qelizore.

Hudhra

Edhe hudhra luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Ka aftësinë për të stimuluar shumëzimin e qelizave që luftojnë viruset dhe infeksioneve.

Lakër e kuqe

Në sajë të vitaminës C, lakra e kuqe ndihmon në mbrojtjen e sistemit të frymëmarrjes dhe forcon aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar

Bajamet

Bajamet dhe frutat e thata në përgjithësi, janë shumë të pasura me vitaminë E dhe antioksidantë, të fuqishëm kundër sëmundjeve sezonale.

SHKARKO APP