Viti rekord i diellit

2019-a ka qenë një vit rekordi për diellin. Ylli jonë është në një fazë minimale të aktivitetit të tij dhe gjatë këtij viti disku i tij ka qenë 271 ditë pa prezencë njollash.

Sipas shkencëtarëve aktiviteti i diellit ndahet në cikle 11-vjeçare dhe ritmi i secilit vrojtohet në bazë të shfaqjes periodike të njollave, që tregojnë një aktivitet magnetik mbi sipërfaqen e tij. Sipas përllogaritjeve të NASA-s, minimumi i intensitetit pritet të jetë në prill të vitit 2020, dhe më pas cikli do të rinisë.

Pra deri në pranverën e ardhshme ylli ynë do të ketë një periudhë të dobët të shoqëruar me pak njolla në të. Sipas shkencëtarëve të Institutit të Astrofizikës në Itali të cituar nga Ansa, dielli në këtë moment është i qetë dhe ajo çka mbërrin tek ne prej tij është një erë mjaft e lehtë dhe më pak e dendur, që nuk bllokon radiacionet e rrezeve kozmike me energji më të ulët.

Në vitin 1913 mungesa e njollave në sipërfaqen e tij ka zgjatur 311 ditë, periudha me e gjatë e shënuar deri më sot, e cila pasohet pikërisht nga vitit 2019, me 271 të tilla.

SHKARKO APP