Vjehrra dënon nusen me “prerje koke”

Një grua në provincën Ghazni të Afganistanit, u shtrua në spital, pasi ishte plagosur rëndë nga vjehrra e saj, që kishte tentuar t’i priste kokën.  Policia ka arrestuar bashkëshortin e gruas dhe ka nisur një hetim të plotë. Viktima, Gul Sima, e cila nuk mund të fliste qartë kur raportoi për incidentin, kishte vetëm pesë muaj që ishte martuar. Gjatë këtyre muajve, ajo tha se familja e burrit të saj e kishin torturuar disa herë, dhe në disa raste e kishin detyruar atë që të gëlltiste edhe thonjtë. Ekzaminimet radiologjike të realizuara nga mjekët e spitalit, kanë konfirmuar këtë të veçantë.

Vëllai i saj, Bahadur, e vërtetoi historinë dhe kërkoi drejtësi.

“Vjehrra e saj e sulmoi atë me thikë, burri i saj është arrestuar dhe ne duam një divorc”, tha Bahadur

SHKARKO APP