Vlorë/Peshkaqeni fokë bie në rrjetat e peshkatarëve

Në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës ditën e sotme ka rënë një specie e rrallë. Peshkatarët thonë se njihet si peshkaqen fokë, ndërsa është i gjatë 1.2 metra dhe peshkon afro 15 kg.  Ai është kapur në veri të Sazanit në një distancë rreth 300 metra nga bregu i detit. Një peshkaqen i tillë rritet në ujëra të thellë dhe sipas peshkatarëve është peshkaqen oqeani. E veçanta e tij është se vezët i mban në bark deri në lindje.

Report TV -Specia e rrallë/ Peshkaqeni fokë bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës

SHKARKO APP