Vrau elefantin që peshon 54 mijë kg (FOTO)

 

Një gjuetar ka vrarë një prej elefantëve më të mëdhenjë të Zimbabave, vetëm disa muaj pas vrasjes së luanit të famshëm Cecil. Mendohet që elefanti ishte në mes të moshës 40 dhe 60 vjeç, dhe është duke u cilësuar si një prej elefantëve më mëdhenjë të vrarë në këto 30 vjetët e fundit. Ky elefant ka peshuar 54 mijë kilogram, një peshë që është e jashtëzakonshme edhe për elefantët afrikan. Në një fotografi që është shkrepur menjëherë pas gjuajtjes së tij, mund të shihet gjuetari dhe ciceroni i tij që shtrëngojnë duart në shenjë triumfi. Kjo ka nxitur reagime të avktivistëve për të drejtat e kafshëve, të cilët edhe disa muaj më parë kanë reagur për vrasjen e luanit Cecil.

SHKARKO APP