FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Wikipedia me një “kod sjelljeje” kundër keqinformimit

Wikipedia paraqiti sot një “kod universal sjelljeje”, që synon të frenojë keqinformimin, abuzimin dhe manipulimin në enciklopedinë e famshme në internet.

Ky kod i ri, i botuar nga Fondacioni “Wikimedia”, që menaxhon “Wikipedia”-n, zgjeron politikat ekzistuese për të krijuar standarde duke luftuar “sjelljen negative”, sipas një deklarate.

“Kodi ynë i ri universal i sjelljes u zhvillua për epokën e re të internetit, sepse ne duam që komunitetet tona kontribuese të jenë një mjedis pozitiv, i sigurt dhe i shëndetshëm për të gjithë”, tha Katherine Maher, mbrojtëse e fondacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky kod do të jetë një dokument detyrues për këdo që merr pjesë në projektet tona”, shtoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksti prej 1 600 fjalësh u zhvillua me ndihmën e rreth 1 500 vullnetarëve të Wikipedia-s, të cilët përfaqësojnë pesë kontinente dhe 30 gjuhë dhe përfshin përkufizime të qarta të ngacmimeve dhe sjelljeve të papranueshme.

Ai synon të parandalojë çdo abuzim të pushtetit dhe ndikimit me qëllim të frikësimit, si edhe futjen e qëllimshme në platformë të përmbajtjeve të rreme ose të pasakta./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?