“Yjet” do të bien njëri pas tjetrit, qielli i natës premton ‘spektakël’ këtë mbrëmje

Një shi meteorësh pritet që të arrijë kulmin këtë mbrëmje duke u dhënë kështu shansin më të mirë për të parë teksa ‘yjet’ rrëzohen nga qielli.

Shiu i meteorëve Draconid, që ndodh çdo vit në këtë periudhë, do të kalojë në qiellin e natës dhe pritet të jetë aktiv deri më 11 tetor.

Gjithsesi, sot është piku i këtyre meteorëve dhe shanset që t’i shihni teksa shuhen në atmosferën e tokës janë të mëdha.

Ky event ndodh çdo tetor ndërsa Toka kalon pranë bishtit të kometës 21P/Giacobini-Zinner. Pjesë nga kjo kometë godasin atmosferën dhe kthehen në drita të vogla që bien nga qielli.

Bill Cooke, një ekspert i meteorëve nga NASA shpjegon:

Draconids është nga ai lloj shiu meteorësh që ty mund të të takojë që të shohësh një tufë bashkë ose asnjë prej tyre. Ne parashikojmë një shpërthim të Draconid këtë vit; problemi është se Hëna do të jetë e plotë, dhe kjo do t’i zbehë dritat.”

Nëse doni që të shijoni ‘spektaklin’, e mira është që nisi të shihni nga qielli menjëherë pas rënies së natës si dhe të jeni sa më larg të mundeni nga zonat e ndotura.

SHKARKO APP