Zbulim i shkencëtarëve: Në Mars ka një liqen!
Në “Planetin e Kuq” mund të ketë jetë. Besimi forcohet pasi një grup shkencëtarësh kanë zbuluar se kanë gjetur për herë të parë ujë të lëngshëm në Mars.
Ata thonë se kanë zbuluar një “liqen” 20 km poshtë polit jugor të planetit të mbuluar me akull.
Në kërkimet e mëparshme janë gjetur shenja të mundshme për ujë të përhershëm e të rrjedhshëm në sipërfaqen marsiane, por kjo është hera e parë që gjendet “trup” i qëndrueshëm uji në planet.Shtrate liqeni si ato të eksploruara nga NASA tregojnë se edhe në të kaluarën ka pasur ujë në sipërfaqen e Marsit. Megjithatë, klima në planet ka ndryshuar duke u ftohur për shkak të atmosferës së hollë të tij, duke e kthyer pjesën më të madhe të ujit në akull.
“Nuk është një liqen shumë i madh,” shprehet Prof.Roberto Orosei, nga Instituti Kombëtar Italian për Astrofizikën, i cili udhëhoqi studimin. Ndërkohë, skuadra e kërkimit thotë se liqeni është më pak se një metër.