Zbulimi tronditës! Shkencëtarët: Ja si trupi pas vdekjes ka jetë dhe rikthehet
Misteret e jetës, të asaj që nuk e shohim kanë mbërthyer mendimet tona. A ka jetë pas vdekjes, çfarë ndodh me trupin e njeriut etj, edhe pse janë shpjeguar në miliona libra, ende njeriu pyet. Por këtë herë, shkencëtarët kanë konfirmuar se si mund të ekzistojë jeta pas vdekjes.
Ekspertët kanë zbuluar se pasi një person vdes, ekzistojnë disa gjene që në të vërtetë luftojnë për të sjellë personin prapa nga vdekja. Studimi i ri sugjeron se kur informacioni në ADN përdoret për udhëzime që të krijojë molekula të tilla si: proteina që shërbën për rritjen e gjeneve në përpjekje për tu ringjallur.
Studimi është kryer duke monitoruar minj, por ekspertët besojnë se kjo dukuri ndodh gjithashtu edhe tek njerëzit. Autor i studimit, Peter Noble, nga Universiteti Uashingtonit tha se: “Jo të gjitha qelizat janë “të vdekura”, kur një organizëm vdes. Llojet e ndryshme qelizore përfshijnë qeliza të ndryshme të jetës, herë të gjenerimit dhe elasticitetit. Është e mundshme që disa qeliza të mbetet gjallë dhe që janë në përpjekje për të riparuar vetveten, veçanërisht qelizat burimore”.
Hulumtimi, gjeti se transkriptimi i gjeneve është i lidhur me rritjen e zhvillimit embrional. Zhvillimi embrional është një karakteristikë e zhvillimit shumë të hershëm të njeriut, ku pjesë të trupit kthehen në baza e që përpiqen për të sjellë personin në jetë. Ai gjithashtu shtoi se do të lejojë shkencëtarët për të kuptuar më mirë procesin e vdekjes.
Profesori i Universitetit të Uashingtonit shtoi: “Ashtu si kullat binjake në 2011, ne mund të marrim më shumë informata se si një sistem bie duke studiuar renditjen e ngjarjeve si ato që ndahen nëpër kohë. Me rastin e kullave binjake, ne pamë një kolaps sistematik të një kati. Kjo na jep një ide të themeleve strukturore që mbështesin ndërtimin dhe ne shohim një model të ngjashëm në mbylljen e kafshëve”.
Burimi: Seeker/Pershtati: Redjon Shtylla