Zbulohen 22 anije antike në Greqi
Mediat e specializuara te historise dhe arkeologjise nen ujore kane njoftuar se zbulimi i 22 anijeve antike ne te njejtin vend ne zonen e ishujve fourli ne greqi nga ekipi amerikano-grek eshte zbulimi me i madh ne historine moderne te arkeologjise nen ujore.
Ky zbulim u be i mundur prej nje ekipi te RPM Nautical Foundation dhe ekipit grek te arkeologjise nen ujore. Ekipi amerikan i RPM Nautical Foundation eshte ekipi i mirenjohur qe punon prej mbi 10 vjetesh ne shqiperi ku ka bere te mundur nje sere zbulimesh te rendesishme ne ujrat shqiptare. Nderkohe arkeologu Peter Cambell bashke drejtori i zbulimit te madh ne greqi eshte anetar i qendres shqiptare te kerkimeve detare dhe ka filluar karrieren e tij ne projektin e shqiperise.
Zbulimi i 22 anijeve antike te cilat vinin nga porte te largeta si Deti i Zi apo Azia e Vogel do te sjelle nje revolucion ne njohurite tona mbi lundrimin ne periudhat antike.
Media te rendesishme boterore si CNN, National Geographic BBC etc po i kushtojne nje vemendje te madhe ketij zbulimi mjaft te rendesishem.