Zbulohen arkivolet e faraonëve të lashtë

Arkeologët zbuluan mbi 20 arkivole të drunjta në qytetin Luxor ditën e djeshme.

Sipas ministrisë së antikitetit egjiptian ato u gjetën afër rajonit të Theban në brigjet e lumit Nil.

Ishin dy shtresa me arkivole të mbivendosur sipër njëra tjetrës madje janë konsideruar si një prej zbulimeve më të rëndësishme për sa i përket historisë dhe kulturës egjiptiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detaje të mëtejshme do të jepen ditën e shtunë në një konferencë ku do të prezantohen arkivolet si gje zbulimi i një hapësire të lashtë me shtëpi me orendi dhe objekte që i përkisnin dinastisë së 18-të, rreth viteve 1550-1292 përpara lindjes së Krishtit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sa i përket arkivolëve të gjetura afër “Luginës së Mbretërve” i përkasin periudhës së hershme të viteve 664-332 përpara lindjes së Krishtit.

Madje ato dyshohen të jenë arkivole të faraonëve të lashtë si Akhenaton, Tutankhamun dheThutmos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?