FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet bima e parë mishngrënëse që kap prenë nën tokë

Shkencëtarët kanë zbuluar një bimë mishngrënëse që rrit nëntokë rrënjë që kapin gjahun, duke u ushqyer me krijesa nëntokësore si krimbat, larvat dhe brumbujt.

Lloji i sapo gjetur i bimës u zbulua në provincën indoneziane të Kalimantanit të Veriut, në ishullin Borneo.

Nepenthes pudica ka gjethe të modifikuara, të njohura si kurthe ose shtamba, ku preja e tij bie para se të konsumohet. Asnjë specie tjetër e bimës së shtambës e njohur për shkencën nuk e kap prenë e saj nën tokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bima formon filiza të specializuara nëntokësore me gjethe të vogla, të bardha, pa klorofil, thanë studiuesit. Rrënjët nën tokë janë shumë më të mëdha se gjethet dhe kanë një ngjyrë të kuqërremtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo specie vendos shtambat e saj të gjata deri në 11 centimetra nën tokë, ku ato formohen në zgavra ose direkt në tokë dhe bllokojnë kafshët që jetojnë nën tokë, zakonisht milingonat, merimangat dhe brumbujt,” tha autori kryesor i studimit Martin Dancak nga Universiteti Palacky Olomouc.

Vetëm tre grupe të tjera të bimëve mishngrënëse janë të njohura për të kapur prenë nëntokësore, por të gjitha përdorin mekanizma shumë të ndryshëm të kurthit dhe, ndryshe nga Nepenthes pudica, mund të kapin vetëm organizma të vegjël, thanë studiuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?