Zbulohet e vërteta mbi autoportretin e famshëm të Van Gogh
Autoportreti i realizuar nga Vincent van Gogh është cilësuar përfundimisht i vërtetë. Ekspertët e kanë identifikuar “Self Portrait” të realizuar në vitin 1889, si veprën e vetme të realizuar nga mjeshtri holandez në kohën kur pësoi psikozë.
Gjithashtu ata arritën në konkluzionin se është pikturuar gjatë kohës që van Gogh ka qenë i mbyllur në azilin Saint-Remy në Francë në vitin 1889. Që prej vitit 1970 janë ngritur hipoteza për autenticitetin e veprës.
Ajo iu dërgua ekspertëve në Holandë për t’i bërë një analizë me rreze X.
Tashmë auto-portreti i van Gogh mund është i vendosur në një ekspozitë në Oslo, Norvegji, e cila e bleu nga një koleksionues në vitin 1910.