Zbulohet edhe një vrimë e zezë: Është aq e madhe sa nuk mund ta shpjegojmë

Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë në Rrugën e Qumështit aq të madhe sa që vë në dyshim modelet ekzistuese të zhvillimit të yjeve, thanë shkencëtarët.

LB-1 ndodhet 15,000 vite dritë larg nga Toka dhe ka një masë 70 herë më shumë se Dielli, sipas revistës ‘Nature’.

“Rruga e Qumështit vlerësohet të përmbajë 100 milionë vrima yjore, por LB-1 është dy herë më e madhe se sa shkencëtarët kishin menduar se ishte e mundur”, tha Liu Jifeng, një profesor në Observatorin Kombëtar Astronomik të Kinës i cili drejtoi studimin.

“Vrimat e zeza të një mase të tillë nuk duhet të ekzistojnë as në galaktikën tonë sipas shumicës së modeleve aktuale të evolucionit të yjeve,” shtoi ai.

Shkencëtarët besojnë se ekzistojnë dy lloje të vrimave të zeza. Më shpesh, vrimat e zeza të yjeve janë deri në 20 herë më të mëdha se Dielli, gjë që formohet kur shkatërrohet qendra e një ylli shumë të madh.

Vrimat e zeza supermasive janë të paktën një milion herë më të mëdha se Dielli dhe origjina e tyre është e panjohur.

“Shkencëtarët besojnë se një yll tipik në Rrugën e Qumështit devijon shumicën e gazrave me ndihmën e erërave yjore, duke parandaluar shfaqjen e një vrimë të zezë me madhësi LB-1”, thotë Liu.

“Tani teoricienët do të duhet t’i përgjigjen sfidës dhe të shpjegojnë shfaqjen e saj,” shkroi ai në një deklaratë.

SHKARKO APP