Zbulohet hëna e parë jashtë sistemit tonë diellor
Astronomët mund të kenë gjetur hënën e parë jashtë sistemit tonë diellor, një gjigand në madhësinë e Neptunit. Mjaft planetë ekzistojnë përtej sistemit tonë diellor, por është hera e parë që flasim për zbulimin e një hëne. Dy studiues të Universitetit të Kolumbias paraqitën dëshminë e tyre për gjetjen e hënës të mërkurën. Hëna raportohet të jetë më e madhe se Toka, në madhësinë e Neptunit ose Uranit, dhe orbiton një planet 8,000 vite dritë të quajtur Kepler-1625b. Planeti që orbiton është po aq i madh sa Jupiteri. Studiuesit Alex Teachey dhe David Kipping vlerësuan 284 planete jashtë sistemit tonë diellor që janë zbuluar tashmë nga Teleskopi Hapësinor Kepler i NASA-s. “Ky është rasti i parë që po flasim për zbulimin e një hënë jashtë sistemit tonë diellor,”-tha Kipping.