Zbulohet një mikroçip 250 milionë vjet i vjetër
Duket sikur hulumtuesit e Rusisë kanë gjetur një mikroçip 250 milionë vjet të vjetër. Pyetja është a e kanë gjetur me të vërtet ata? Dhe çfarë është ky objekt i çuditshëm?
Zbuluesit kanë bërë një tjetër zbulim të pabesueshme në Labinsk të Rusisë. Sipas studiuesve ky zbulim shënon fillimin e një historie krejtësisht të re, e që shumë teoricienë të lashtë të huaj janë duke folur për të për vite të tëra. Objekti që hulumtuesit kanë gjetur besohet të jetë një lloj mikroçipi i lashtë dhe sipas tyre, ky mikroprocesorë i lashtë daton prej miliona vjetësh, transmeton KP. Pas testeve të panumërt, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se kjo pjesë antike është përdorur si një lloj mikroçipi në kohët e lashta.
Problemi është mosha e tij,sepse, sipas testeve, ky objekt besohet të jetë midis 225 dhe 250 milion vjet i vjetër. Disa studiues besojnë se mosha e tij nuk është plotësisht e saktë duke pasur parasysh faktin që askush nuk mundet ta datoj gurin ose shkëmbin dhe testet janë bazuar në gjurmët e materialeve organike të gjetura rreth cipit misterioz.
Pyetja një milion dollarësh është se kush dhe për çfarë e kanë përdorur këtë mikroçip që daton që 250 milion vjet? A ka mundësi të jetë ky një fakt i mbetjes së teknologjisë së lashtë? Teknologji kjo që i përket një qytetërimi shumë të avancuar që ka jetuar në Tokë miliona vit më parë? Apo ka një mundësi që ky objekt të mos e ketë origjinën nga Toka, por nga një planet tjetër, që i preket një race të jashtëtokësorëve.
Ky "mikroçip i lashtë" u zbulua në rajonin Krasnodar, dhe “UFOlogists” e kanë etiketuar tashmë këtë zbulim si një fragment të teknologjisë së panjohur më parë për shkencën. Ashtu si shumë zbulime të tjera, ky mikroçip i shquar u gjet rastësisht nga një peshkatar lokal i quajtur Viktor Morozov, që menjëherë e ka dhuruar gjetjen e tij kurioze për studiues nga Universiteti i Southern Politeknik Nowoczesne, të cilët kanë kryer disa teste dhe kanë arritur në përfundimin se ky cip i cili është i ngulitur në shkëmb, është një pajisje e çuditshme, e cila çuditërisht u ngjan mikroprocesorëve ditor modern. Hulumtuesit nuk kanë provuar të hiqni atë nga shkëmbi, nga frika se mund të dëmtojnë atë.