Zbulohet një ndër anijet më të mëdha klasike që është gjetur ndonjëherë në Mesdhe

Dy mijë vjet më parë, kjo anije po kalonte Detin Mesdhe plot me ngarkesat e tij të amforave, enë të cilat u përdorën në Perandorinë Romake për transportimin e verës dhe vajit të ullirit. Për disa arsye, ajo kurrë nuk e përfundoi destinacionin e vet.

Por, pasi kishte rënë në fund të detit për rreth dy mijëvjeçarë, tani ai është rizbuluar nga arkeologët, së bashku me ngarkesat e tij, dhe datohet nga viti 100 para erës sonë dhe 100 pas Krishtit. Dhe tashmë është gjykuar të jetë anija më e madhe klasike që është gjetur ndonjëherë në Mesdheun lindor.

Anija 35 metra e gjatë, së bashku me ngarkesën e saj prej 6,000 amforash, u zbulua gjatë një studimi të pajisur me një sistem për zbulimin e objekteve nën ujë, në brigjet e detit të Kefalonia, një nga ishujt Jon në brigjet perëndimore të Greqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është anija e katërt më e madhe e asaj periudhe e gjetur ndonjëherë në të gjithë Mesdheun dhe është me “rëndësi të konsiderueshme arkeologjike”, sipas George Ferentinos nga Universiteti i Patras, i cili së bashku me nëntë akademikët e tjerë kanë zbuluar anijen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anijet e epokës klasike janë të vështira për tu dalluar nga pajisjet, pasi ato shpesh mund të fshihen nga tiparet natyrore. Imazhet e nxjerrë nga pajisja me rezolucion të lartë morën masën e vazove në fund të detit të cilat kishin formën e kornizës së anijes prej druri.

Tashmë studiuesit i pret një punë shumë e vështirë dhe e kushtueshme për të rikuperuar amforat dhe duke përdorur teknika të ADN-së për të zbuluar nëse ishin të mbushur me verë, vaj ulliri, arra, grurë ose elb. (CNN)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?