Zbulohet një nga lulet më të mëdha në botë
Bima e rafflesisë shpesh quhet edhe “lule përbindësh” për vetitë e saj parazitare dhe erën e keqe. Zyrtarët indonezianë të kafshëve të egra mund të kenë gjetur lulen më monstruoze të të gjitha kohëve.
Një rafflesi që lulëzoi kohët e fundit në një pyll në Sumatranin perëndimor është gati 4 metra në diametër gjë që do ta bënte atë lulen më të madhe të gjetur ndonjëherë, sipas Qendrës së Burimeve Natyrore dhe Konservimit në West Sumatra. Kjo lule përbindësh është 10 cm më e gjerë se një e ngjashme e regjistruar në vitin 2017.
Bima nuk ka rrënjë ose gjethe dhe është parazitare. Rafflesia ushqehet në një bimë tjetër dhe nuk ka rrënjë.
Era e saj është vërtet e tepruar sikur të ishte në brendësi të saj diçka e kalbur. Kjo erë e keqe tërheq insektet që e polenizojnë atë duke e ndihmuar kështu edhe në shumim.